Xherdan Shaqiri synon ta nisë me fitore sezonin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht kampionatin MLS. Ai me ekipin e tij Chicago Fire do ta presin New York Cityn, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri që nis këtë fundjavë.
Shaqiri ka theksuar se Chicago Fire është gati për fillim të mbarë të sezonit.
“Duhet të luajmë në çdo ndeshje me besim. Ne kishim kohë për të punuar në pikat tona të forta dhe të dobëta. Jam i sigurt që do të shkojmë në këtë ndeshje të përgatitur mirë dhe do të përpiqemi ta fillojmë sezonin me një fitore. Kjo është, mendoj, shumë e rëndësishme”, ka thënë Shaqiri të enjten, shkruan “cbsnews.com”.
Mesfushori 31-vjeçar me Chicagon dështuan të sigurojnë plejofin në sezonin e kaluar.
Ai te Chicago u transferua në shkurt të vitit 2022, ndërsa shënoi shtatë gola dhe asistoi gjashtë herë në 29 paraqitje. Ai me Chicagon ka kontratë deri në fund të vitit 2024.