Sport

Bellinghami mund të mbetet te Dortmundi

Jude Bellingham

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl, ka bërë të ditur se do të tentojë që t’ia vazhdojë kontratën 19-vjeçarit të talentuar, Jude Bellinghamit.

Bellinghami është duke u kërkuar nga shumë klube të njohura evropiane.

Kontrata aktuale e anglezit skadon në qershor të vitit 2025.

“Ne do të flasim qetë me të dhe familjen e tij dhe do të shohim se çfarë dëshiron lojtari e familja. Do të përgatitemi për të gjitha skenarët e mundshëm”, ka theksuar Kehl, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.

Bellingham në 30 ndeshjet e para të këtij edicioni ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuuar me gjashtë asistime.