Sport

Muriqi zgjedh tifozin nga Kosova për t’ia dhënë fanellën

 

Futbollisti i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka zgjedhur një tifoz nga Kosova për t’ia dhuruar fanellën pas ndeshjes që ekipi i tij e zhvilloi të shtunën ndaj Espanyolit.

“Është nga vendi im”, dëgjohet të ketë thënë ai si arsyetim para tifozëve të tjerë që ia kërkonin fanellën lojtarit që po shkëlqen në La Liga.