Supergoli i Muriqit nuk i mjafton Mallorcas

Supergoli i Muriqit nuk i mjafton Mallorcas
Vedat Muriqi tregoi edhe një herë tjetër kualitetet e tij.
Megjithatë, supergoli i shënuar nga ai nuk i mjaftoi Mallorcas që ta shmangë disfatën të shtunën në udhëtim tek Espanyoli.
Espanyoli fitoi me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Spanjës.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, në minutën e 41-të të ndeshjes, realizoi me mjeshtri golin e tij të dhjetë sezonal në La Liga.
28-vjeçari ka edhe dy asistime, ndërsa e kompletoi një tjetër ndeshje.
Një gol e një asistim e ka të realizuar edhe në Kupën e Mbretit.
Mallorca pas 23 ndeshjeve të luajtura ka 31 pikë dhe mbetet në mesin e tabelës.
Espanyoli ka 27 pikë.
Muriqi realizon supergol ndaj Espanyolit
Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol për skuadrën e Mallorcas.
Espanyoli dhe Mallorca po luajnë baras pas pjesës së parë, 1:1.
Muriqi e shënoi golin e barazimit për mysafirët, në minutën e 41-të të ndeshjes.
Për të ishte goli i 10-të sezonal në La Liga.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 23-të të elitës spanjolle të futbollit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Edvin Kuç: Është humbje e pamerituar

Daja pa gjëra pozitive, ka edhe vërejtjet për orarin

Thaqi: Pikët e humbura do të mundohemi t’i kompensojmë

Ajaxi e Marseille barazojnë në ndeshjen dramatike

Dinamo e Zagrebit me fitore bindëse ndaj Astanas

Remzi Ejupi pas largimit: Prishtina ka qenë edhe mbi Federatën

Kosova me shumë stadiume “evropiane”... në letër

Kryetari i Gjilanit ironizon me Suharekën për projektin e stadiumit

Ballkanit i mungon fati, pëson 1:0 nga Viktoria Plzeni

Lukaku shënon gol për fitoren e Romës

Gjyqtarët nga Kosova drejtuan ndeshjen Ludogorets – Trnava
