Pa gola është mbyllur pjesa e parë e duelit ndërmjet Interit dhe Portos.
Kjo është ndeshja e parë e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe po luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Hakan Calhanoglu në minutën e 18-të rrezikoi i pari për vendësit por priti portieri Diogo Costa.
Edhe Porto e pati një mundësi për të realizuar.
Marko Grujiq tentoi, por Andre Onana nuk u mposht.
Posedimin e topit në pjesën e parë më shumë e pati Interi, me 58%.