Sport

Edhe Newcastle pas Dybalas

Sulmuesi Paulo Dybala është njëri prej lojtarëve më të kërkuar nga skuadrat angleze. Pas Manchester Unitedit edhe Newcastle është futur në garë për argjentinasin, i cili po shkëlqen këtë sezon te Roma.

“Sky Sports” njofton të premten se Newcastle është gati të ofrojë 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Dybalas në verë, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 20 milionë eurosh.

29-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka 11 gola e 7 asistime në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Romës si lojtar i lirë para fillimit të këtij sezoni, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe te Juventusi e Palermo.