Sport

Arsenali dhe Unitedi në garë për Dumfriesin

Arsenali dhe Manchester United janë në garë për futbollistin e krahut të djathtë, Denzel Dumfries.

Interi është i gatshëm ta shes futbollistin 26-vjeçar gjatë afatit kalimtar të verës, raporton të enjten “Fichajes”.

Futbollisti i Holandës me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 28 milionë euro.

Sezonin aktual në Serie A të Italisë ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime në 19 paraqitje. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te PSV Eindhoveni.