Granit Xhaka do të jetë titullar sërish tek Arsenali, në duelin derbi ndaj Manchester Cityt. Arsenali dhe Manchester City takohen mes vete në Premier League, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 12-të.
Në portë tek Arsenali është Ramsdale ndërsa Tomiyasu, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Jorginho, Odegaard, Saka, Martinelli dhe Nketiah, janë futbollistët e tjerë të Arsenalit në 11-shen e parë.
Guardiola ka vendosur të luajë me Edersonin në portë, Walker, Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Silva, Mahrez, Grealish dhe Haaland.
Gjyqtar kryesor në këtë ballafaqim do të jetë Anthony Taylor. Fitorja e fundit e Arsenalit ndaj Manchester Cityt në Premier League ka qenë ajo e dhjetorit të vitit 2015, kur kishin realizuar Theo Walcott dhe Olivier Giroud. Në Kupën FA, Arsenali e kishte mposhtur Cityn 2:0, në gjysmëfinale.
Shënues i dy golave ishte Pierre-Emerick Aubameyang. City i ka fituar 10-të derbit e fundit të ndërsjella, në shtëpi e mysafir. Në këto fitore, kishte krijuar goldallim 26:3. Para tre javësh, City e kishte eliminuar Arsenalin në Kupën FA. Ndeshja Arsenal – Manchester City nis në orën 20:30 dhe luhet në stadiumin “Emirates”.