Mbrojtësi i krahut të djathtë, Julian Araujo po e finalizon kalimin e tij nga LA Galaxy te Barcelona, kanë raportuar mediumet spanjolle të mërkurën. Barcelona nuk arriti ta kompletojë transferimin e Araujos në janar për shkak se i dorëzojë dokumentet 18 sekonda pas mbylljes së afatit.
Megjithatë, ankesa e klubit spanjoll ka bërë që Araujo të jetë në gjendje të transferohet te Barcelona. Për 21-vjeçarin, Barça do të paguajë 4 milionë euro kurse Araujo do të firmos kontratë deri në vitin 2026. Ai të enjten do të udhëtojë në Barcelonë për t’iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore përpara se të zyrtarizohet.
Megjithatë, Araujo këtë edicion nuk do të jetë në gjendje të aktivizohet me ekipin e parë dhe deri në verë do të luajë me ekipin e dytë të Barcelonës.