Barcelona po planifikon ta kthej sërish në krye të shtabit teknik trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Angli dhe Spanjë. Barcelona në krye me Guardiolan ka fituar gjitha trofetë e mundshme.
Trajneri spanjoll ka vazhduar më herët kontratën me Cityn.
Por, City rrezikon të dënohet dhe Barcelona po sheh mundësinë të përfitojë nga shpërbërja e mundshme e ekipit anglez. Para se të emërohej në vitin 2016 trajner i Cityt, Guardiola punoi nga viti 2013 deri në vitin 2016 në Bayern.