Bayern Munichu ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Marcus Thuram këtë verë, ka njoftuar të hënën “Bild”. Mësohet se profili i Thuramit nuk i përshtatet ekipit bavarez, i cili është i fokusuar në transferimin e Harry Kanet të Tottenhamit apo Ronald Kolo Muanit të Eintracht Frankfurtit.
Të dy këta futbollistë, vlerësohen të paktën 100 milionë euro nga klubet e tyre.
Thuram është pjesë e Borussia Moenchengladbachut dhe në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë. Ai tashmë ka paralajmëruar largimin nga Gladbachu dhe tërheqja e Bayernit nga gara për shërbimet e tij, e bën Barcelonën favorite për transferimin e Thuramit. 25-vjeçari këtë edicion ka 13 gola në 21 paraqitje.