Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për sulmuesin Paulo Dybala, i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Romës.
Tek ekipi anglez, Dybala po shihet si përforcim i duhur për sulmin në sezonin e ri, ka bërë të ditur “Daily Mail” të premten.
Mësohet se Unitedi është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të Dybalas, i cili verën e shkuar iu bashkua Romës si lojtar i lirë.
Dybala ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 20 milionë eurosh, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në verën e vitit 2025. 29-vjeçari këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 10 herë në 20 ndeshje për Romën në të gjitha garat.
Ai karrierë në Itali, ka bërë edhe te Juventusi e Palermo.