Sport

Dortmundin fiton ndaj Bochumit, kalon në çerekfinale

Borussia Dortmundi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores së mundimshme në udhëtim te Bochumi.

“Verdhezinjtë” të mërkurën mbrëma fituan në udhëtim te Bochumi me rezultatin 2:1.

Emre Can shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.

Për 1:1 realizoi Kevin Stoger, në minutën e 64-t.

Për fitoren e Dortmundit u përkujdes kapiteni Marco Reus, i cili shënoi 20 minuta para fundit të gjithë takimit.

Çerekfinalen të mërkurën e siguroi edhe Nurnbergu që e eliminoi Dusseldorfin.

1:1 u mbyll koha e rregullt dhe vazhdimet, kurse në penallti, Nurnbergu fitoi 5:3.