Sport

Atletico, favorit për Thuramin

 

Sulmuesi Marcus Thuram në fund të këtij sezoni do të transferohet në Spanjë, por jo te skuadra e Barcelonës.

“AS” ka raportuar të martën se francezi do t’i bashkohet skuadrës së Atletico Madridit, me të cilën parimisht ka arritur marrëveshje. Mësohet se Atletico ka mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera për Thuramin, të cilit i ka ofruar kontratë pesëvjeçare.