Mesfushori Philippe Coutinho është i vendosur të mbetet pjesë e Aston Villas të paktën deri në fund të sezonit aktual, përcjell “The Sun” të martën. Bëhet e ditur se mesfushori brazilian ka refuzuar të gjitha ofertat në afatin kalimtar të janarit nga klubet tjera, ndërsa së fundmi nuk ka pranuar as transferimin në Turqi.
Ai ia ka bërë me dije klubit anglez se nuk dëshiron të largohet por të luftojë deri në fund për një vend titullari. Coutinho e ka humbur vendin e titullarit dhe trajneri Unai Emery nuk llogarit shumë në shërbimet e tij.
Tek Aston Villa kanë pranuar ofertat prej 20 milionë eurosh për Coutinhon por nuk kanë arritur ta bindin që të transferohet diku tjetër. 30-vjeçari ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon nuk e ka shënuar asnjë gol në 20 paraqitje.