Sport

Rodri drejt Barcelonës

 

Mesfushori i Spanjës, Rodri, ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në La Liga. “Mundo Deportivo” shkruan të martën se Rodri pritet t’i bashkohet Barcelonës, ekip që tashmë ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Te Barcelona, Rodri po shihet si pasardhës i Sergio Busquetsit dhe 26-vjeçari është i gatshëm për t’u transferuar në “Camp Nou”. Ai ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro.