Interi ka thelluar krizën e rivalit lokal, Milanit.
Të dielën mbrëma Interi fitoi 1:0 derbin e qytetit të Milanos. Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Lautaro Martinez në minutën e 34-t. Ai realizoi me asistim të Hakan Çalhanoglut.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 21-të të Serie A.
Milani nuk ka fituar që nga 4 janari. Prej atëherë ka barazuar me Romën e Leccen, kurse ka humbur nga Torino, Interi, Lazio e Sassuolo.
Interi mbetet i dyti me 43 pikë, 13 më pak se Napoli që udhëheq.
Milani bie në pozitën e gjashtë me 38 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.