Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Luis Campos, ka konfirmuar se klubi do të nis bisedimet me Lionel Messin për kontratën e tij të re.
Messit i skadon kontrata me kampionin francez në verën e vitit 2023. Më parë u tha se Messi do ta priste përfundimin e Botërorit në Katar para se ta merrte vendimin për të ardhmen e tij.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” e fitoi Botërorin me Argjentinën, dhe mund të vazhdojë edhe më tutje me skuadrën parisiene.
35-vjeçari iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021 si futbollist i lirë. Ai ka 26 gola dhe 28 asistime për PSG-në në 57 paraqitje.