Sport

Muriqi: Nëse do të shënoja, do të isha dyfish i lumtur

 

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti rol në shënimin e golit të fitores së madhe të Mallorcas kundër Real Madridit në La Liga të dielën. Mallorca fitoi 1:0. Fillimisht, goli iu shënua Muriqit, ndërsa më pas u shënua si autogol i Nachos, qendërmbrojtësit të madrilenëve.

“E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë. Nuk mund të mendosh shumë sepse luan kundër lojtarëve më të mëdhenj në botë. Ne ishim të përgatitur shumë mirë për t’i ndalur lojtarët e tyre, por tifozët tanë po na ndihmojnë çdo ditë. Ne i fituam tri pikë duke vuajtur ndaj një ekipi të madh dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka thënë fillimisht Muriqi pas ndeshjes, për “Moviestar”.