Sport

Beka asiston, Luzerni ndal liderin

Luzerni ka barazuar 1:1 me Young Boysin, liderin e Superligës së Zvicrës. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 19-të.

Mbrojtësi Ismajl Beka asistoi për golin e Luzernit, të cilin e shënoi Pascal Shurpf në miuntën e 33-të. Young Boysi barazoi rezultatin në minutën e 64-t.

Beka, Denis Simani dhe kapiteni Ardon Jashari kompletuan ndeshjen te Luzerni.

Kastriot Imeri luajti prej minutës së 65-të për Young Boysin, ndërsa Donat Rudhani u aktivizua në minutën e 81-të.

Young Boysi është i pari me 42 pikë. Luzerni renditet i pesti me 25 pikë.