Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit.
Në kategorinë deri 52 kg, Distria fillimisht e mposhti spanjollen Marina Castello Diez e në çerekfinale edhe mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren.
Ndaj mongolezes fitoi me Ippon, pasi kundërshtarja i mori tri dënime.
Ndërkohë Laura Fazliu është ndalur në raundin e tretë të kategorisë deri 63 kilogramë. Ajo ishte duke udhëhequr me uazari ndaj kanadezes Catherine Beuchemin-Pinard.
Por gjyqtarët me një vendim shumë të dyshimtë ia dhanë Laurës dënimin e tretë, pak para fundit.
Beuchamin-Pinard është e dyta e ranguar në botë dhe medaliste olimpike nga Tokio.
Në kategorinë deri 57 kg, Flaka Loxha e kaloi amerikanen Mariah Holguin, ndërsa pësoi nga francezja e njohur Priscilla Gneto.