Sport

Kastrati pret ftesë nga Giresse për ndeshjet e marsit

 

Mbrojtësi Lirim Kastrati është i bindur se do të marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024”, që nisin në fund të muajit të ardhshëm.

Ai thotë se forma e mirë që e ka treguar kohët e fundit me fanellën e ekipit nga Hungaria, Ujpest, është garanci se do të ftohet nga përzgjedhësi Alain Giresse. Kastrati të enjten për mediumet hungareze ka zbuluar se Giresse e ka kontaktuar personalisht për ta përgëzuar për golin e shënuar ditë më parë dhe për paraqitjet e mira tek Ujpesti.