Sport

Potteri pranon se do të ketë probleme për seleksionimin e lojtarëve të Chelseat

 

Trajneri Graham Potter thotë se disa lojtarë do të mbesin tejet të “zhgënjyer” kur Chelsea të dorëzojë listën e ekipit për Ligën e Kampionëve, pas shpenzimeve të klubit prej 289 milionë funteve në janar.

Chelsea nënshkroi me tetë lojtarë gjatë afatit kalimtar të dimrit, por sipas rregullave të UEFA-s vetëm tre prej tyre mund të shtohen në listën e londinezëve për ndeshjet evropiane.