Sulmuesi i Ganës, Andre Ayew do t’i bashkohet skuadrës së Evertonit brenda pak ditëve, ka njoftuar “Sky Sports” të mërkurën.
Ayew këtë javë do t’i kryejë kontrollimet mjekësore përpara se të prezantohet tek Evertoni. Ai me ekipin anglez pritet të firmosë kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Ayew është lojtar i lirë pasi muajin e shkuar shkëputi kontratën me ekipin nga Katari, Al-Sadd.
Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe në Angli, te Swansea e West Ham Unitedi, ndërsa ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Fenerbahçe, Marseille e Lorient.