Sport

Mbrojtësi Max huazohet te Eintracht Frankfurti

Philipp Max është huazuar te skuadra elitare e Gjermanisë, Eintracht Franfrut. Mbrojtësi i krahut të majtë i është bashkuar ekipit gjerman nga PSV Eindhoveni.

Pas përfundimit të huazimit në verë, Eintrachti ka opsionin e blerjes së 29-vjeçarit.

Drejtuesit e klubit gjerman e mirëpresin Maxin, që në të kaluarën ka luajtur tri ndeshje për përfaqësuesen e Gjermanisë.

Ai edhe më herët ka luajtur në kampionatin gjerman. Gjermani me klubin holandez ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.