Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gazetari arab i pakënaqur me Ronaldon

Gazetari saudit Ibrahim Al-Faryan ka mbetur tejet i pakënaqur me kontributin e Cristiano Ronaldos për skuadrën e Al-Nassrit.

Ronaldo javë më parë u transferua te Al-Nassr, ekip që i ka ofruar pagë vjetore prej 200 milionë eurosh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Ronaldo ende nuk ka pasur ndonjë ndikim në ekipin e tij, i cili javën e shkuar ka pësuar në Superkupën e Arabisë Saudite 3:1 nga Al-Ittihadi.

Është publikuar një video gazetarit, i cili haptazi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Ronaldos pas humbjes nga Al-Ittihadi.

I frustruar, ai ka thënë se “janë shpenzuar 200 milionë euro në Ronaldon dhe ai nuk di gjë tjetër, veçse të thotë ‘siuuuuu’!”.