Sport

Newcastle prezanton mbrojtësin Ashby

 

Mbrojtësi Harrison Ashby është përforcimi më i ri te Newcastle Unitedi. 21-vjeçari të martën është prezantuar te Newcastle, ekip të cilit iu bashkua nga West Ham Unitedi.

Për kartonin e skocezit Ashby, Newcastle i ka paguar West Hamit 5 milionë euro. Ndërkohë, Ashby ka firmosur kontratë afatgjate me Newcastlen dhe do të jetë pjesë e ekipit deri në verën e vitit 2027.