Sport

Forma e Muriqit shqetëson Mallorcan

Vedat Muriqi - Mallorca
 

Tetë golat në 12 ndeshje të La Ligas para pushimit të detyrueshëm shkaku i Kampionatit Botëror “Katari 2022” befasuan të gjithë. Ai ishte lojtari kryesor te Mallorca, si për gola ashtu edhe për pasime dhe angazhim në fushë. Kjo e bëri sulmuesin Vedat Muriqi njërin prej lojtarëve më të mirë të kampionatit spanjoll, por gjithçka u stopua pastaj.

Nëse dikush është dëmtuar nga pushimi për shkak të Botërorit, atëherë përfundimisht është Muriqi, ka shkruar e përditshmja spanjolle “AS” të hënën.