Sport

Newcastle transferon sulmuesin e Evertonit

 

Newcastle United ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Evertonit, Anthony Gordon, për rreth 45 milionë funte. 21-vjeçari, që ka qenë pjesë e Evertonit që prej moshës 11-vjeçare, ishte synim i Chelseat në verë.

“Qëkur dëgjova për interesimin, isha i bindur se Newcastle është klubi i duhur për mua. Njerëzit ende nuk e kanë parë se çfarë jam në gjendje të bëj”, ka thënë Gordon për faqen zyrtare të Newcastlet.