Wigan Athletic ka shkarkuar trajnerin Kolo Toure pasi ai ka dështuar ta fitojë ndonjë prej nëntë ndeshjeve prejse erdhi në krye të skuadrës.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Manchester Cityt zuri vendin e Leam Richardsonit të shkarkuar në muajin nëntor.
Por, Kolo Toure, qëkur mori drejtimin e ekipit, ka marrë vetëm dy pikë nga shtatë ndeshje në “Championship”.
Klubin e kanë lënë edhe dy anëtarët tjerë të stafit të Toures, Kevin Betsy dhe Ashvir Johal.
Dy ndeshjet tjera të cilat nuk i fitoi i takuan Kupës FA, në raundin e tretë kundër Lutonit.
Wigani u eliminua nga Lutoni.