Sport

Sorschagu nënshkruan kontratën me FSK-në

Federata Skitare e Kosovës dhe skitarja Sophie Sorschag, kanë nënshkruar të mërkurën kontratën e përbashkët dhe tani austriakja do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës është organizuar në Trieste të Italisë.

24-vjeçarja Sorschag garon në kërcime me ski.

Në këtë disiplinë, ajo u shpall kampione e botës në garat ekipore me Austrinë.

Austrinë, Sorschagu e kishte përfaqësuar deri në vitin 2022, në Lojërat Olimpike Dimërore të organizuara në Pekin.

Sorschag është shprehur krenare që do ta ketë mundësinë ta përfaqësojë Kosovën, ndërsa kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e ngrohtë. Jam shumë krenare që në të ardhmen do ta përfaqësojë Kosovën në kërcime me ski. Dua t’i falënderoj edhe familjarët e mi dhe trajnerin dhe gjithë popullin e Kosovës sepse kam marrë mbështetje të madhe. Jam krenare që do ta përfaqësojë Kosovën në gara në gjithë botën”, është shprehur Sorschag.