Sport

Skitaret e reja të Kosovës dalin nga shtegu në Itali

Skitaret Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj nuk kanë përfunduar shtegun të mërkurën në sllallom në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj.

Të dy garueset kanë dalë nga shtegu në lëshimin e parë në garën që po mbahet në Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë.

“Të dy garueset tona ishin të pa fat, pasi shkaku i kushteve të vështira, dolën nga shtegu në lëshimin e parë, sikurse edhe 23 garuese tjera, pa llogaritur edhe lëshimin e dytë”, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.

Lirika dhe Enxhi të enjten do ta kenë edhe një garë tjetër në disiplinën e sllallomit të madh.

Në Itali pjesëmarrës është edhe skitari Klos Vokshi. Vokshi të premten do ta ketë garën e dytë në sllallom të madh. Ai të hënën doli i 70-ti nga 100 garues në sllallom.

Festivali Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj përfundon të shtunën.