Sport

Kosova po fiton 2:0 ndaj Gjermanisë

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futsall (futboll të sallës), po udhëheq 2:0 ndaj Gjermanisë. Ndeshja po luhet në Shkup, ndërsa ka përfunduar pjesa e parë.

Kosova e Gjermania janë në një grup në raundin preliminar të kualifikimeve për Euro 2023.

Të enjten, Gjermania e Maqedonia e Veriut luajtën 3:3.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e nëntë kur shënoi Odi Mehmeti. Për 2:0 shënoi Blend Krasniqi në minutën e 13-të.