Marco Reus mund t’i bashkohet Manchester Unitedit. Mediumet në Angli kanë raportuar të hënën se menaxheri i futbollistit gjerman ka qenë i pranishëm në ndeshjen që Unitedi e luajti ndaj Manchester Cityt në fundjavë.
Mesfushori 30-vjeçar ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në qershor. Futbollisti gjerman ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me klubin e Bundesligës.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 9 milionë euro.
Reus pjesë e Dortmundit është që prej vitit 2012. Në edicionin aktual në nëntë ndeshje në Bundesligë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime.