Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli

Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli

05 August 2017 13:51

Ish ylli i Manchester United, i cili është përfolur shumë gjatë kësaj vere për ndonjë transferim të mundshëm, ka zbuluar dëshirën e tij, raporton goal.

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo i ka thënë gjyqtarit në gjykimin e tij për taksa në Spanjë se ai dëshiron të kthehet në Angli, transmeton koha.net.

Portugezi akuzohet se ka mashtruar autoritetet për 14.7 milionë euro.

Ai në gjyq duke thënë se është i pafajshëm në këto akuza, gjatë komenteve të tij ka treguar për një kthim të mundshëm në Angli.

Ronaldo ka thënë: “Në Angli, unë kurrë nuk kam pasur këso probleme, ja pse dëshiroj të kthehem atje”.

“Unë gjithmonë kam paguar taksat e mija, gjithmonë. Në Angli e në Spanjë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme