Sport

Neymari nuk debuton siç pritej me PSG-në

Futbollisti brazilian Neymar, nuk do të paraqitet në ndeshjen e parë të Paris Saint Germian në Ligue 1, ditën e shtunë ndaj Aimes, kjo për shkak se ka dorëzuar dokumentet me vonesë.

Por përkundër pengesave të tilla, Neymar tashmë ka filluar të shlyejë taksën e transferimit të tij.

Dokumentet për transferimin e Neymarit, PSG-ja nuk ka arritur t’i dorëzojë në zyrat e Ligue 1 deri të premten pas mesnatës, kështu duke humbur mundësinë që braziliani të debutojë që në ndeshjen e parë.

PSG sezonin e nis në ‘Parkun e Princave’ ndaj Amiens, në ndeshjen që fillon në orën 17:15, por me Neymarin në tribunë.