Basketbollisti Ismet Sejfiq i ishte bashkuar Golden Eagle Yllit në fillim të këtij edicioni.
Por reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Bosnjë-Hercegovincës nuk ia doli të përshtatet në skuadrën suharekase.
Kështu u nda me Yllin dhe karrierën e vazhdoi te Bosna Royal në shtetin e tij.
Te kjo skuadër po luan me sukses. Bosna të dielën në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit boshnjak fitoi ndaj Slavias me rezultat 84:75.
Qendra Sejfiq shkëlqeu duke realizuar 37 pikë e plot 26 kërcime. 26 kërcime në një ndeshje është shifër e rrallë.