Sport

Dybala e dërgon Romën në çerekfinale të Kupës

Paulo Dybala

Me një gol të shënuar nga sulmuesi Paulo Dybala, Roma ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Italisë. Dybala shënoi në minutën e 64-t të ndeshjes për fitoren e madhe të Romës, që synon triumfin në këtë trofe. Fituesi i Botërorit me Argjentinën shënoi pas asistimit të Gianluca Mancinit.

Ai hyri në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë. Marash Kumbulla e kompletoi ndeshjen te Roma.

Në çerekfinale, Roma do të luajë me fituesin e ndeshjes Napoli – Cremonese, që zhvillohet javën tjetër.