Sport

WBA-ja urdhëron Joshuan të ndeshet me Ortizin

Boksieri britanik Anthony Joshua është urdhëruar nga federata botërore WBA për të mbrojtur titullin e botës kundër kubanit Luis Ortiz. Joshua, 27-vjeçar ishte paraparë të boksonte me Wladimir Klitschkon në një rimeç, por ukrainasi të enjten njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga sporti, shkruan sot Koha Ditore.

WBA-ja ka njoftuar se Joshua dhe Ortiz kanë 30 ditë kohë që nga 3 gushti të arrijnë marrëveshje për meçin. Ortiz është kundërshtar i detyrueshëm, sipas këtij versioni.

Joshua fitoi përballjen me ukrainasin Wladimir Klitschko më 29 prill të këtij viti me nokaut teknik në raundin e 11-të, përballje e vlefshme për titujt e botës në versionet WBA, IBF dhe IBO në peshën e rëndë. Për Joshuan 27-vjeçar ishte fitorja e 19-të në boksin profesionist nga po aq meçe, të 19-at i ka fituar me ndërprerje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.