Basketbollisti Erjon Kastrati, vlerëson se përfaqësuesja e Kosovës ka arritur fitore të madhe përballë Maqedonisë, në ndeshjen e parë parakualifikuese për kampionatin botëror "Kina 2019". Por, lojtari që la Slloveninë për të luajtur me përfaqësuesen e vendlindjes, shton se ende nuk ka përfunduar puna e madhe. E kjo punë e madhe është kualifikimi në raundin tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Kastrati ka thënë se Kosova me angazhim maksimal, ashtu siç bëri kundër Maqedonisë, mund të mposhtë edhe përfaqësuesen e Estonisë.
Ndeshja ndërmjet Estonisë e Kosovës zhvillohet më 9 gusht në Talinn të Estonisë dhe i takon xhiros së dytë parakualifikuese të Grupit C. Dy skuadrat e para të grupit shkojnë tutje, kurse e treta bie në Divizionin B.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.