Sport

Shënohet rekord i gjuajtjeve të lira në fitoren e Miamit

Jimmy Butler ishte udhëheqës i shënimeve në gjuajtjet e lira në fitoren që Miami Heat e shënoi ndaj skuadrës Oklahoma City Thunder, 112:111.

Miami i shënoi të gjitha 40 gjuajtjet e lira, duke e thyer rekordin e mëparshëm që ishte 39-të, e që ishte vendosur nga Utah Jazz kundër Portlandit në vitin 1982.

Butler arriti që t’i shënojë 23 gjuajtje të lira dhe e barazoi Dominique Wilkinsin.

Ai e mbylli takimin me 35 pikë në total.

Rekordin për gjuajtje të lira në një ndeshje pa e humbur asnjë të vetëm e mban James Harden me 24 gjithsej.

Këtë sukses e kishte arritur me Houston Rockets në vitin 2019.

Stephen Curry u kthye nga lëndimi pas 11 ndeshjeve mungesë dhe shënoi 24 pikë për Golden State Warriors, përfshirë pesë trepikësha.

Por këto nuk dolën të jenë të mjaftueshme për kampionin në fuqi, për ta shmangur disfatën 125:113 në shtëpi nga Phoenix Suns.

Te Sunsi, koshashënuesi më i mirë ishte Mikal Bridges me 26 pikë.

Nga lëndimi u kthye edhe Joel Embiid që mungoi në tri ndeshje për Philadelphia 76ers.

Embiidi shënoi 36 pikë për vetëm 23 minuta në parket, ndërsa skuadra e tij fitoi 147:116 ndaj Detroit Pistons.