Sport

KOK-u shënon 1-vjetorin e medaljes së artë olimpike me ceremoni

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) më 7 gusht do të organizojë një ceremoni për shënimin e njëvjetorit të medaljes së artë olimpike të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi.

Kelemendi në kategorinë deri në 52 kilogramë fitoi medaljen e artë olimpike në "Rio 2016", që ishte e para për të dhe Kosovën në Lojëra Olimpike.

Ceremonia solemne do të mbahet në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 19:30.