Sport

Gut-Behrami e pakënaqur me vendin e tretë

Skitarja Lara Gut-Behrami, ka zënë vend në podium në garën e Kupës së Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë. Ajo është gruaja e Valon Behramit.

Gut-Behrami në sllallom të madh përfundoi në vendin e tretë, por nuk është ndarë e kënaqur me rezultatin e arritur.

“Ende nuk e kam stabilitetin më të mirë, por shpresoj që t’i përmirësojë gabimet në garat e ardhshme”, është shprehur Gut-Behrami të dielën për “SRF”.

E para në këtë garë doli amerikania Mikaela Shiffrin, ndërsa italiania Federica Brignone zuri vendin e dytë.