Sport

Një pikë për Ismajlin e Bajramin

Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami që luajtën në ndeshjen e së mërkurës mbrëma për Empolin, kanë marrë një pikë në udhëtim tek Udinese.

Ismajli ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen, kurse Bajrami u inkuadrua në minutën e 71-të për Empolin që barazoi 1:1.

Në bankën rezervë te mysafirët ishte Samir Ujkani, portieri i Kosovës.

Tommaso Baldanzi shënoi për mysafirët në minutën e tretë, kurse Roberto Pereyra në minutën e 70-të barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final të përballjes.

Empoli ka 18 pikë në vendin e 13-të, ndërsa Udinese në vendin e tetë ka 25 pikë.

Edhe kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të të Serie A-së italiane.