Sport

Sulmuesi Hoxha i bashkohet Llapit

Rinor Hoxha është transferimi i parë i skuadrës së Llapit në afatin kalimtar të janarit. Hoxha është sulmues, ndërsa me Llapin ka firmosur kontratë trevjeçare.

22-vjeçari është kthyer nga Kanadaja, ku ishte larguar për arsye familjare për t’u bashkuar me Llapin.

Ai ne sezonin vjeshtor ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit, por u largua drejt Kanadasë.

Në dhjetë ndeshje për Vllazninë, Hoxha shënoi gjashtë gola.