Sport

Presidenti i PSG-së përgjigjet rreth “fair play-it financiar” në transferimin e Neymarit

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk është aspak i shqetësuar për “fair play-in financiar” në lidhje me transferimin e Neymarit.

Neymari ka kompletuar transferimin e tij te PSG-ja nga Barcelona për çmimin rekord prej 222 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Do të jemi shumë transparent me ‘fair play-in financiar’, kam një ekip të fortë me vete. Nëse po mendoni për këtë atëherë shkoni pini një kafe, dhe mos u shqetësoni për këtë”, iu ka thënë Khelaifi gazetarëve, raporton Sky Sports.

Ai më tutje ka shtuar se, “kemi qenë transparent që nga dita e parë, por punojmë sipas rregullave. Ajo që kemi bërë është krejtësisht transparente dhe ligjore, por çka thotë media, të them sinqerisht nuk brengosemi. PSG-ja ka paguar klauzolën, jo Neymari, që është ligjore”.

Neymari sot është prezantuar si lojtar i PSG-së.