Sport

Stadiumi i Botërorit 2018 përfshihet nga zjarri

Një zjarr ka kapluar të enjten njërin nga stadiumet që do të jetë mikpritës i Kupës së botës në futboll "Rusia 2018".

Incidenti ka ndodhur në qytetin Samara, që numëron 1,2 milionë banorë dhe gjendet 850 kilometra në juglindje të Moskës, përcjell Koha Ditore. Ky është rasti i dytë që zjarri kaplon stadiumet në Rusi në shtatë javët e fundit. Një incident i tillë më herët ka ndodhur në Volgograd.