“E ardhmja e skijimit i takon kësaj 16-vjeçareje ‘shqiptare’”.
Kështu ka shkruar gazeta e madhe zvicerane “Blick” për Lara Colturin. Ajo është italiane, por tashmë garon për Shqipërinë. Dhe vlerësohet prej më të talentuarave në botë.
Nëna e Sarës, Daniela Ceccarelli ishte kampione olimpike në Super-G në vitin 2002. Daniela e ushtron vajzën e saj, ndërsa lidhja po del të jetë më se e suksesshme.
“Colturi, që është e lindur në Itali si nëna e saj por garon për Shqipërinë, ka arritur në Kupën e Botës në skijim alpin. Jo, ka shumë më tepër: Colturi po i mahnit edhe ata që e quajnë mrekulli të skive”, shkruan “Blick”.
Colturi tashmë ka nisur të fitojë pikë në Kupën e Botës. Këtë e ka bërë në katër gara. Këtë po e bën me 16 vjet, madje më e re se ylli i skijimit, Mikaela Shiffrin, tashmë 27-vjeçare.
“Mikaela është idhulli im. Si fëmijë gjithnjë kam përcjellë lëshimet e saj. Është e jashtëzakonshme që tani mund të garojë me të. Është e pabesueshme”, thotë Colturi.
Skitarja e Shqipërisë nuk ka presion. Thotë se për të çdo gjë është si lojë.
Me Colturin, Shqipëria ka një top-skitare. Dhe sukseset e saj pritet të jenë të mëdha në të ardhmen. Medaljet nga Kupa e Botës në skijim alpin e po ashtu nga Lojërat Olimpike, nuk përjashtohen.