Skuadra e promovuar në Serie A, SPAL është e gatshme t'ia ofrojë 3.5 milionë euro skuadrës zvicerane St. Gallein për ta liruar sulmuesin kosovar, Albian Ajeti, ka bërë të ditur të enjten gazeta "Blick".
"Burime të 'Blick' brenda klubit italian njoftojnë se është i gatshëm t'i ofrojë St. Galletit 3.5 milionë euro për Ajetin. Një kthim i Ajetit te Baseli ka dështuar këtë verë pas kërkesës së lartë financiare nga St. Galleni", shkruan "Blick", përcjell Koha Ditore.
Ajeti 20-vjeçar me St. Gallenin ka kontratë deri në verën e vitit 2021. Është zhvilluar te Baseli si futbollist.