Sport

Dortmundi, favorit për McKennien

Mesfushori Weston McKennie përfundimisht pritet që karrierën ta vazhdojë në Bundesligë. “Tuttosport” raporton të premten se Borussia Dortmundi ka parakaluar të gjitha skuadrat e tjera në garë për transferimin e amerikanit.

Thuhet se Dortmundi parimisht ka arritur marrëveshje me Juventusin, pasi për kartonin e McKenniet ka ofruar 30 milionë euro.

Dortmundi pritet që McKennien ta zyrtarizojë në ditët e para të afatit kalimtar të janarit.

McKennie do të largohet nga Juventusi, pasi në ekipin italian nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij. Ai në vitin 2020 iu bashkua Juventusit nga Schalke, por këtë edicion ka vetëm 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.

McKennie ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2025.